Kapsula ”Orion” ndodhet aktualisht 130 kilometra mbi sipërfaqen hënore dhe tani do të fillojë të hyjë në një orbitë më të madhe, sipas BBC. Ajo ishte jashtë kontaktit për 34 minuta gjatë kësaj manovre, e cila filloi në orën 12:44 GMT, pasi ndodhi në anën e largët të Hënës. Ndërsa sinjali u kthye, anija kozmike dërgoi një imazh të Tokës. NASA thotë se deri më tani misioni ka tejkaluar pritshmëritë, që nga nisja e javës së kaluar. Drejtori i fluturimeve i NASA-s, Zebulon Scoville tha se “kjo është një nga ato ditë për të cilat kemi menduar dhe ëndërruar për një kohë të gjatë”. “Këtë mëngjes, ne sapo pamë Tokën të vendosur pas Hënës”, shtoi ai. Misioni ”Artemis” filloi të mërkurën nga qendra hapësinore ”Kennedy” në Florida, me lëshimin e raketës më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë NASA. Për shkak se ky është një fluturim provë, asnjë astronaut nuk është në bord këtë herë. Nëse ky fluturim shkon mirë, astronautët do t’i bashkohen udhëtimit të radhës, fillimisht duke shkuar në orbitë rreth Hënës, përpara se një mision i tretë ”Artemis” të çojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në sipërfaqen hënore. Agjencia Evropiane e Hapësirës po monitoron gjithashtu me kujdes anijen.https://ata.gov.al/2022/11/22/hapesire-artemis-mberrin-ne-hene/
”Artemis” mbërrin në Hënë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on