Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIArsyet për të ngrënë më shpesh mollë

Arsyet për të ngrënë më shpesh mollë

Mollët janë ndër frutat tona tradicionale. Paraardhësit tanë i dinin efektet e tyre të dobishme në shëndetin e njeriut. Mollët janë një frut i disponueshëm gjatë gjithë vitit, shumë i gjithanshëm, i shijshëm, i lirë dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë. Ka vërtet shumë arsye për të ngrënë të paktën një mollë në ditë. Më pak kalori- Çdo mollë përmban vetëm 64.5 kalori dhe përbëhet nga afërsisht 4% proteina, 2% lipide dhe 94% karbohidrate. Është një burim i shkëlqyer lëngjesh sepse 150 g mollë përmbajnë 130,35 g ujë. Një burim i mineraleve- Një mollë 150 g përmban 198 mg kalium, 7,5 mg kalcium dhe 0,3 mg hekur. Ndër fitonutrientët e tij spikat acidi fitik (0,09 g në 150 g). Mollët një burim i pasur i vitaminës C- Mollët janë një burim i pasur i vitaminës C. 100 g mollë përmban 4,6 mg vitaminë C. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina A, B1, B2, B6, E, K dhe acid folik. Mollët na ndihmojnë të humbim peshë gjatë gjumit- Një mollë para gjumit mund të stimulojë dhe përshpejtojë metabolizmin, duke mbajtur kështu nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë natës. Kjo lejon që glukagoni (hormoni i djegies së yndyrës) të aktivizohet gjatë gjumit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments