Arsimi profesional dual: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja

0
6

Arsimi profesional është një mundësi kualifikimi për gjimnazistët që i përgatit ata si punonjës të kualifikuar për tregun e punës.

Për t’iu përgjigjur kërkesave të epokës së re në të cilën ka hyrë arsimi profesional në Shqipëri, por edhe një kërkese të vazhdueshme të biznesit, Qeveria ka ndërmarrë nismën për zbatimin e sistemit dual, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grup-moshat.

Arsimi profesional dual ofron njohuri teorike dhe aftësime praktike që i duhen çdo të riu për të ndërtuar një karrierë punësimi të sigurt.