Reshjet e shiut dhe të dëborës në veri të vendit kanë vijuar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale informon se, reshjet me intensitet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12. ARRSH bën të ditur se, në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Gjithashtu ARRSH bën të ditur se, në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënie vazhdon të jetë aktive. “Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, thuhet në njoftim. ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në kohë me reshje dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Gjithashtu të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. ATSH
ARRSH:Kontraktorët në terren për mirëmbajtjen e akseve rrugore
RELATED ARTICLES