Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Rruga Bogë-Theth është pastruar nga dëbora, qarkullim normal

ARRSH: Rruga Bogë-Theth është pastruar nga dëbora, qarkullim normal

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth reshjet e dëborës kanë pushuar dhe qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht. ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga ky segment rrugor, ku shihet rruga e hapur nga dëbora. Ndërsa borëpastruesja vijon punën për zgjerimin e pjesës kaluese të mjeteve. “Bogë-Theth, reshjet kanë pushuar. Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura shënon 1°C”, njoftoi ARRSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments