Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale të vendit. Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara, ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkohë temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore. ARRSH informon se grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave. Po ashtu ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.