Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Qafë Thore-Theth, dëbora arrin në trashësinë 1 metër

ARRSH: Qafë Thore-Theth, dëbora arrin në trashësinë 1 metër

Pas reshjeve të dendura të shiut në vend dhe dëborës në zonat malore, orët e para të mëngjesit kanë sjellë një përmirësim të situatës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Problem mbetet aksi i Qafë Thorës –Theth ku bien vazhdimisht orteqe duke bllokuar rrugën. ARRSH njofton se kompanitë kontraktore janë vazhdimisht në punë për të mbajtur të hapur aksin për qarkullimin e mjeteve. “Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës, ndërsa dendësia e dëborës mbi 1 metër. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, thuhet në njoftimin e ARRSH. ARRSH i bën thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments