Në aksin Peqin-Elbasan pa kryhen punime për mirëmbajtjen e tij. Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar dhe fotot nga punimet në këtë aks. ARRSH informon se, përgjatë segmentin rrugor Peqin-Elbasan po kryhen punimet për rehabilitimin e shtresave asfaltike pa penguar trafikun . “Përfundimi i këtyre punimeve do të sjellë lehtësim në qarkullimin e mjeteve dhe rritje të sigurisë rrugore në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. atsh