Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se në Bogë-Theth si pasojë e stuhisë së fortë ka pasur prezencë të shtuar të dëborës në trup të rrugës. ARRSH njoftoi se mjetet borëpastruse kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.. “Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njoftoi ARRSh.