ARRSH: Nisin punimet për formimin e trupit të rrugës Qafa e Buallit-Martanesh

0
1

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se, në kantierin e aksit Qafa e Buallit- Martanesh, në qarkun Burrel kanë filluar punimet e gërmimit për formimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 2.8 km. Sipas ARRSH-së, kontraktori është mobilizuar me kapacitet të plotë për kryerjen e punimeve që shtrihet në një terren të theksuar malor. Ekipet e punës në këtë kantier kanë marrë të gjitha masat për plotësimin me sinjalistikën e nevojshme për një qarkullim normal dhe të sigurtë të mjeteve. Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional. Ndërtimi i këtij segmenti përbën një hap të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore dhe i vjen në ndihmë banorëve të zonës.