Wednesday, April 9, 2025
HomeSOCIALEARRSH: Nis ndërtimi i mbikalimit drejt rrugës “5 Maji”

ARRSH: Nis ndërtimi i mbikalimit drejt rrugës “5 Maji”

Puna për ndërtimin e Lotit 7 të unazës verilindore, me gjatësi 1.92 km, po vijon me ritme të larta. Loti 7 nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në lotin e 7 të Unazës Verilindore ka filluar puna për vendosjen e trarëve për ndërtimin e mbikalimit që do të bëjë lidhjen e Unazës së Madhe me rrugën “5 Maji”. Paralelisht po punohet edhe me pjesën fundore të këtij loti ku po bëhet mbushja e trupit të rrugës, si dhe ndërtimi i nënshtresave dhe shtresave rrugore. Po ashtu, po punohet për mbrojtjen lumore dhe montimin e barrierave rrugore.

Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare. Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë hapur për qarkullim të plotë duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ