Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Kontraktorët në terren për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora

ARRSH: Kontraktorët në terren për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale. Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili thekson se, kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH bën ditur se, në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm, teksa dendësia e dëborës është mbi 1m. Gjithashtu ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments