Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në ditët e fundit. Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën veriore, por është rritur në zonën juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Aksi Qafë Thanë-Doganë është përfshirë nga erë e fortë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Sipas ARRSH, Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Ndërsa qarkullimi vijon pa probleme, ARRSH bën apel për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur të udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments