Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREArrin në 170 numri i viktimave pas shpërthimit të një depoje karburanti

Arrin në 170 numri i viktimave pas shpërthimit të një depoje karburanti

Shpërthimi i së hënës në një depo karburanti në Nagorni-Karabah la të paktën 170 të vdekur, sipas një raporti të ri të lëshuar nga autoritetet separatiste, në mes të një eksodi prej dhjetëra mijëra civilësh që po largoheshin nga mbërritja e trupave azere. “Eshtrat e trupave të 170 personave janë gjetur deri më sot… dhe i janë dorëzuar zyrës së ekspertizës mjeko-ligjore”, tha Ministria e Brendshme e rajonit në një deklaratë. Rreth 85 000 persona kanë kërkuar strehim në Armeni pas pushtimit nga Azerbajxhani të rajonit të diskutueshëm të Nagorni-Karabahut, në Kaukazin e Jugut. Sipas informacioneve zyrtare, por të paverifikueshme, 120 000 armenë të Karabahut jetonin më parë në Nagorni-Karabah. Republika e panjohur e Artsahut, e cila qeveriste Nagorni-Karabahun njoftoi se do të pushonte së ekzistuari nga 1 janari 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments