Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISAronia, fruti me veti kurative kultivohet edhe në Shqipëri

Aronia, fruti me veti kurative kultivohet edhe në Shqipëri

Aronia një bimë mjekësore fryti i të cilës konsiderohet me vlera të veçanta kurative po kultivohet edhe në Shqipëri.

Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të freskëta, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments