Izraeli dhe grupet palestineze në Gaza kanë njoftuar armëpushim, pas sulmeve ajrore që Izraeli kryente ndaj Rripit të Gazës që nga 9 maji. Sipas informacionit të marra nga burimet e afërta me grupet palestineze, përpjekjet për armëpushim që Egjipti po kryen prej disa ditësh mes Tel Avivit dhe grupeve palestineze ka dhënë rezultate. Mësohet se Egjipti ka paraqitur një propozim të ri për një armëpushim në rajon dhe ky është pranuar nga grupet palestineze dhe Izraeli. Armëpushimi përfshin përfundimin e sulmeve dhe sigurimin që civilët të mos jenë në shënjestër. Palët e përfshira nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me çështjen. Qeveria egjiptiane punoi për një armëpushim të përkohshëm midis grupeve izraelite dhe palestineze dhe në Kajro u mbajtën takime të ndara me delegacionet e të dyja palëve. Ushtria izraelite nisi një sulm në Gazën e bllokuar me arsyetimin se kishte në shënjestër udhëheqjen e Lëvizjes Xhihadi Islamik mëngjesin e së martës, më 9 maj. Që nga e marta, të paktën 33 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Gaza, për të cilat Izraeli thotë se ishin në përgjigje të raketave të lëshuara nga territori bregdetar palestinez. Sipas shifrave palestineze, që nga fillimi i vitit mbi 160 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit. Gjatë të njëjtës periudhë, gjithashtu janë vrarë 20 izraelitë në disa sulme. atsh