Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREArkivat shëtitëse “ankorohen” në Durrës

Arkivat shëtitëse “ankorohen” në Durrës

Durrësi ishte ndalesa e radhës, ku DPA-ja “u ankorua” në përmbushje të angazhimit për të promovuar trashëgiminë dokumentare të kombit. Në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, DPA-ja shfaqi në një nga sheshet e qytetit ekspozitën, që na rrëfen përmes fotografive galerinë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare.

Mes materialeve të ekspozuara, gjendeshin imazhe të: Figurave të rëndësishme historike nën petkun e veshjes popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare); Kostumeve popullore të trevave në Shqipërinë e veriut; Kostumeve popullore të trevave në Shqipërinë e mesme; Kostumeve popullore të trevave në Shqipërinë e jugut; Kostumeve popullore të trevave të shqiptarëve jashtë trojeve; Kostumeve popullore nën petkun fëmijëror (kostume vajzash).

Ekspozita ngjalli kureshtjen e mjaft banorëve dhe turistëve të qytetit bregdetar.

Për të mësuar më tej mbi veprimtarinë dhe nismat e jetësuara nga DPA-ja, mund të vizitoni faqen zyrtare të institucionit në adresën www.arkiva.gov.al.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments