Sipas të dhënave zyrtare, në 11 muajt e parë të vitit, 11,19 milionë banorë argjentinas udhëtuan jashtë vendit, ndërsa 4,78 milionë turistë hynë në vend, duke rezultuar në një bilanc negativ prej 6,41 milionë vizitorësh.
Sipas analistëve , kjo mund të ketë ndodhur nga mbiçmimi i fortë i monedhës vendase kundrejt dollarit dhe rritja paralele e kostos së jetesës, gjë që i bën pushimet jashtë vendit aktualisht më të lira për argjentinasit sesa në destinacionet turistike lokale.
Vendi që përfiton më shumë nga kjo situatë është Brazili fqinj, i cili u “pushtua” nga argjentinasit në vitin 2025.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit e Brazilit, mbi 9 milionë vizitorë të huaj hynë në vend midis janarit dhe nëntorit, 3,1 milionë prej të cilëve ishin nga Argjentina, një rritje prej 82,1% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Përsa i përket bilancit tregtar, një studim i kryer nga Instituti Mbretëror i Studimeve Ekonomike vlerëson një bilanc negativ për Argjentinën midis 7 dhe 9 miliardë eurosh, një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh emergjencën financiare me të cilën përballet Departamenti i Thesarit në Argjentinë dhe nevojën për të grumbulluar rezerva për të përmbushur pagesat e borxhit të jashtëm.





