Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTArgjentina finalistja e parë

Argjentina finalistja e parë

Argjentina kaloi sot në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, Katar 2022, pas fitores kundër Kroacisë me rezultatin 3-0, sipas pamjeve televizive. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-0, fillimisht me golin e Mesit (34′), pas gjuajtjes së një penalltie. Vetëm pas pesë minutash, Alvarez (39′) dyfishoi rezultatin, pas një inkursioni nga mesfusha deri në portën e mbrojtur nga Livakoviç. Në pjesën e parë, kroatët nuk gjuajtën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Martinez. Në pjesën e dytë, argjentinasit shënuan edhe golin e tretë me Alvarez (69′), pas një pasimi të Mesit bremda zonës së rreptësisë. Argjentina do të ndeshet në finale, më 18 dhjetor (16:00h), me fituesin e ndeshjes së nesërme mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet në orën 20:00. Ndërkohë, Kroacia do të ndeshet për vendin e tretë me humbësin e ndeshjes së sipërcituar, më 17 dhjetor (16:00h).https://ata.gov.al/2022/12/13/katar-2022-argjentina-finalistja-e-pare-pas-fitores-kunder-kroacise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments