Në Frascineto, një provincë e banuar nga arbëreshë të Kalabrisë, gjuha e etërve është bërë protagoniste në teatër me veprën “Një unazë për nusen”. Shoqata kulturore Vorea e cila është marrë me organizimin e shfaqjes, bazuar mbi veprën e Vincenzo Bruno-s, e sheh këtë jo vetëm si një spektakël teatror por si një instrument për promovimin e kulturës, identitetit e kujtesës. “Qëllimi është të ruhet e të përcillet tradita e gjuhës së etërve”, thuhet në gazetën lokale “L’eco dello Jonio”, rreth kësaj ngjarjeje kulturore. Shfaqja e parë i shiti në kohë rekord të gjitha biletat, gjë që premton se kjo sipërmarrje e komunitetit arbëresh të Frascineto-s do të jetë e suksesshme. “Thelbi i këtyre ngjarjeve, qëndron në vlerat që ato shprehin. Për ne është thelbësore të cojmë përpara këtë trashëgimi jomateriale që është përcjellë me zë e shkrim, që është gjuha e të parëve tanë”, ka deklaruar kryebashkiaku i Frascineto-s, qytezë që në gjuhën arbëreshe njihet si Frasnita. Kryetarja e shoqatës kulturore Vorea, Lucia Martino, ka bërë bashkë arbëreshë të të gjitha moshave në veprën teatrale “Një unazë për nusen”, e cila ngre lart vlera si shoqëria, kultura e mbrotja e origjinës. Të gjitha këto së bashku, për Martino-n kanë një emërues të përbashkët, që është të qenit pjesë e një komuniteti në një hap me kohën por me rrënjët e ngulura thellë në të kaluarën e tij. atsh
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE Arbëreshët e Kalabrisë, shfaqja teatrale për të ruajtur gjuhën e etërve