Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“AramcoWorld”: Iso-polifonia e Shqipërisë

“AramcoWorld”: Iso-polifonia e Shqipërisë

Ndërsa muzgu fillon të bjerë, Arian Shehu vesh jelekun e tij të zbukuruar me ar dhe rripin shekullor, disa minuta para se të dalë në skenë dhe të hapë festivalin më të madh folklorik të vendit të tij, shkruan gazetari Tristan Rutherford në një artikull të botuar në revistën “AramcoWorld” me qendër në Hjuston, SHBA. Shehu, i njohur si kumbari i këngës iso-polifonike, ngjitet në skenë mes duartrokitjeve të publikut, kryesisht shqiptar. Ai e hap festivalin me nota të larta të një kënge popullore, që më vonë ai thotë se daton më shumë se 2 500 vjet më parë. Së shpejti, tetë këngëtarë të tjerë i bashkohen atij. Kënga e grupit që pasoi kapet dhe shpërndahet nga mijëra telefona inteligjentë në kështjellën e shekullit të XIII të Gjirokastrës. “Kur këndoj me shpirt dhe më shkon mirë, përlotem”, tha Shehu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments