Arabia Saudite ka thyer rekordin me numrin e ekzekutimeve të kryera në një vit të vetëm, ndërsa autoritetet thanë se tre persona ishin dënuar sot me vdekje.
Mbretëria ka ekzekutuar 340 persona këtë vit, dhe vitet e fundit është renditur pas Kinës dhe Iranit midis vendeve që zbatojnë dënimin me vdekje.
Numri i ekzekutimeve shënon vitin e dytë radhazi që Arabia Saudite thyen rekordin e saj – që kur grupet e të drejtave të njeriut filluan të dokumentojnë numrin e ekzekutimeve në vitet 1990.
Arabia Saudite ekzekutoi 338 persona në vitin 2024.
Një deklaratë nga Ministria e Brendshme e publikuar nga Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite (SPA) tha se tre individë ishin ekzekutuar në rajonin e Mekës – të dënuar për vrasje.
Që nga fillimi i vitit 2025, Arabia Saudite ka ekzekutuar 232 persona në raste të lidhura me drogën, duke përbërë shumicën e 340 ekzekutimeve të kryera deri më tani, bazuar në njoftimet e ministrisë dhe SPA-së.
Analistët e lidhin rritjen e ekzekutimeve, kryesisht me luftën kundër drogës, e cila filloi në vitin 2023, ku shumë prej personave që u arrestuan, fillimisht po ekzekutohen tani, pas procedurave ligjore dhe dënimeve.
Arabia Saudite rifilloi ekzekutimet për vepra penale që lidhen me drogën në fund të vitit 2022, pasi pezulloi përdorimin e dënimit me vdekje – në rastet e narkotikëve për rreth tre vjet.





