Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Arabia Saudite blen dronët turq “Baykar”

 Arabia Saudite blen dronët turq “Baykar”

Kompania turke e prodhimit të dronëve luftarakë “Baykar” ka nënshkruar një marrëveshje për importin e dronëve të armatosur në Arabinë Saudite, njoftuan sot shefi ekzekutiv i kompanisë dhe një zyrtar i lartë saudit. “Baykar”, së fundmi tërhoqi vëmendjen globale, pasi forcat ukrainase përdorën kryesisht dronët e saj (TB2) kundër pushtuesve rusë që nga fillimi i vitit 2022. “Arabia Saudite do të blejë dronët sulmues ajër-tokë dhe ajër-ajër “Akıncı TİHA”, shkroi në Twitter shefi ekzekutiv i “Baykar”, Haluk Bayraktar, duke e quajtur atë, marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes dhe eksporteve të pajisjeve fluturuese në historinë moderne turke. “Dy kontrata blerjeje u nënshkruan me qëllim të rritjes së gatishmërisë së forcave të armatosura të mbretërisë”, shkroi në Twitter ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në vend. Një zyrtar i “Baykar” tha se marrëveshja mbulon transferimin e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët me Arabinë Saudite, e cila ka planifikuar të përdorë dronët në forcat e saj ajrore dhe detare. “Arabia Saudite është vendi i gjashtë që blen “Akıncıs” me lartësi mesatare”, tha kompania në një deklaratë. “Gjithsej, 30 vende kanë rënë dakord deri më tani për të blerë drone luftarake të njohura (TB2), me vlerë eksporti afro 1.2 miliardë dollarë në vitin 2022”, sipas deklaratës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments