Teplizumab, antitrupi monoklonal për vonimin e fillimit të diabetit të tipit 1, sapo është miratuar nga Bashkimi Evropian, shkruan salute.eu.
Midis përfituesve të fundit është një vajzë 14-vjeçare, e trajtuar në Policlinico San Matteo në Pavia.
“Falë disponueshmërisë së teplizumab,” deklaron spitali, “bëhet e mundur të kombinohet diagnoza e hershme me një strategji terapeutike të aftë për të vonuar fillimin klinik të sëmundjes, me përfitime potencialisht të rëndësishme për fëmijët, adoleshentët dhe familjet, si në afat të shkurtër ashtu edhe në afatgjatë”.





