Kompania amerikane e teknologjisë ”Apple” ka hequr dorë nga projekti i saj për prodhimin e automjeteve elektrike një dekadë pas fillimit të saj, sipas disa raporteve. Rreth 2 000 punonjës që punojnë në projekt mund të shpërndahen në departamente të tjera. ”Disa nga punonjësit mund të punojnë në inteligjencën artificiale gjeneruese, sipas një memorandumi të brendshëm”, thuhet në raportet. ”Apple” filloi të punojë në zhvillimin e një automjeti autonom në vitin 2014 nën projektin e automjeteve, të njohur si projekti ”Titan”, duke punësuar inxhinierë të fushës së automobilistikës dhe ekspertë nga kompani të tjera që zhvillojnë automjete elektrike
”Apple” heq dorë nga projekti i automjeteve elektrike
RELATED ARTICLES