Gjigandi Apple pritet të prodhojë 3 milionë iPhone 14 më pak këtë vit sesa ishte planifikuar fillimisht. Ky lajm është raportuar nga agjencia Bloomberg duke cituar disa burime, sipas të cilave Apple dhe furnitorët e saj planifikojnë të prodhojnë 87 milionë iPhone krahasuar me objektivin fillestar prej 90 milionë. Ulja është e lidhur me kërkesën e dobët për iPhone 14 dhe 14 Plus. Apple më vonë pranoi se prodhimi në fabrikën e montimit të iPhone 14 Pro në Zhengzhou, më i madhi në botë në provincën Henan të Kinës, është goditur rëndë nga kufizimet kundër Covid-19. Me afrimin e sezonit të blerjeve të fundvitit, Apple e ka bërë të qartë se pret që dërgesat e iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max të jenë më të ulëta se sa pritej dhe se klientët do të duhet të presin më shumë për të marrë modelet e reja.http://ata.gov.al/2022/11/08/apple-do-te-prodhoje-3-milione-iphone-me-pak/
Apple do të prodhojë 3 milionë iPhone më pak
RELATED ARTICLES