Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.
“Konkretisht janë 5 pika të tërheqjes së aboneve, kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”. Pika e dytë tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”. Pika e tretë tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”, tek kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark , tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela””, tha Ndoci.
Deri në fund të dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që prioritet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.