Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAnulohen mbi 1 700 fluturime për shkak të stuhisë

Anulohen mbi 1 700 fluturime për shkak të stuhisë

Qindra fluturime janë anuluar ose vonuar në SHBA për shkak të kërcënimit të stuhive në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë. Sipas “FlightAware”, më shumë se 1.700 fluturime u anuluan pak para festës së Ditës së Pavarësisë dhe mijëra njerëz mbetën të bllokuar në aeroporte. Anulimet e fluturimeve erdhën një ditë pas një fundjave kur në aeroporte ndodhet numri më i madh i udhëtarëve në historinë e SHBA-së. “United Airlines” është kompania ajrore me numrin më të madh të fluturime të anuluara, me mbi 200. Kompania e njëjtë njoftoi anulimin ose vonimin e më shumë se 5.000 fluturimeve javën e kaluar. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (NWS) njoftoi se në verilindje të vendit do të mbizotërojnë kushte të rënda atmosferike, ndërsa në disa pjesë të jugut priten erëra të fuqishme, stuhi dhe breshër. Më shumë se 150 mijë njerëz në Midwest ishin pa energji elektrike për shkak të stuhive gjatë fundjavës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ