Friday, April 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Antologji e kompozitorëve të rinj të Kosovës”

“Antologji e kompozitorëve të rinj të Kosovës”

Komisioni i Përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kulturore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizoi sot promovimin e botimit (partiturë) “Antologji e kompozitorëve të rinj të Kosovës” (në vitet 2000-2020). Akademia e Shkencave ka pasur gjithnjë në vëmendje trashëgiminë kulturore, materiale dhe shpirtërore të popullit. Kjo është dëshmuar nga vetë anëtarësia e Akademisë, në përbërjen e së cilës ka pasur gjithnjë figura të shquara të artit e kulturës. “Një ngjarje të gëzueshme” e cilësoi, prof. dr. Zana Shuteriqi, botimin e ri të antologjisë së kompozitorëve kosovarë të cilët vijnë me 25 partitura të gjinive e stileve të ndryshme, të botuara në një format mjaft voluminoz. Prof. dr. Zana Shuteriqi, e cila moderoi veprimtarinë, u shpreh se, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, kjo periudhë e zhvillimit të artit muzikor është ende e pastudiuar. “Këta kompozitorë të rinj janë përfaqësuesit e kohës dhe ne jemi të etur të dimë diçka më shumë. Në këtë epokë postmodernizmi, dëshmia që vjen nga botimi është një mozaik i tërë stilesh, idesh kompozicionale, teknikash, me qasje edhe me traditën”, tha prof. dr. Shuteriqi e cila në fjalën e hapjes shtoi se disa nga këto partitura do të bëhen pjesë e studimeve të akademisë. Në promovim ishte i pranishëm edhe akademiku Vasil Tole, profesori i kompozicionit, Stephane de Gerando si dhe përgatitësi dhe botuesi i librit, Liburn Jupolli. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ