Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë shfaqjen “Antikiteti modern”, duke hapur suksesshëm sezonin artistik të baletit. Spektatorët kanë ndjekur suitën nr. 3 të aries së mrekullueshme të Respighi-t dhe Pulcinella-ën e kompozitorit Igor Stravinsky. Koreografët e shfaqjes ishin Enada Hoxha dhe Gerd Vaso dhe përveç trupës së baletit, në shfaqje përcollën emocione të veçanta edhe këngëtarët lirikë Suada Gjergji, Xhieldo Hyseni dhe Matias Xheli. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti postoi në rrjetet sociale një album fotosh nga shfaqja e “Antikitetit modern”, duke e konsideruar si “suksesin më të fundit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”. Kostumografia e “Antikitetit modern” u realizua nga kostumografja e TKOB-së, Dea Bejleri. Ndërsa dirigjenti i shfaqjes ishte Marco Mancusi, nga Spanja. ATSH