Zbulimi erdhi gjatë një ekspedite, ku studiuesit nga instituti ”Alfred Wegener” morën një mostër sedimentesh pranë glacierit Pine Island.

Mostra prej tri metrash përmbante rrjeta rrënjësh të ruajtura mirë, polen dhe spore të fosilizuara duke treguar për një pyll të dendur.

Ky pyll ishte vetëm 500 milje larg Polit të Jugut, në një latitudë ku sot do të kishte katër muaj errësirë totale.

Megjithatë, pylli mbijetoi falë klimës së ngrohtë dhe përqendrimeve të larta të CO₂ (rreth 1 680 ppm), krahasuar me mbi 400 ppm sot.

Temperatura mesatare vjetore ishte rreth 12°C, dhe gjatë verës arrinte deri në 19°C, mjaft e ngrohtë për të mbështetur një larmi të pasur bimore.

Kjo tregon se gjatë periudhës Kretacike të Mesme, Antarktika kishte një klimë të ngrohtë dhe pa akull.

Edhe pse nuk u gjetën fosile kafshësh, klima mund të ketë mbështetur një gamë të gjerë të jetës, duke përfshirë edhe dinosaurët që mund të jetonin aty. Ky zbulim ndihmon shkencëtarët të kuptojnë efektin e CO₂ dhe akullit polar në klimën e Tokës.

Studiuesit theksojnë se mbulimi me akull ka një rol vendimtar për ruajtjen e ekuilibrit të temperaturës, dhe se të kuptuarit e këtyre klimave të lashta mund të ndihmojë në ruajtjen e akullnajave dhe ekosistemeve aktuale.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm tregon se Antarktida dikur nuk ishte një tundër e ngrirë, por një botë e gjallë dhe e pasur me vegjetacion, që ofron një pasqyrë të jashtëzakonshme të historisë klimatike të planetit.