Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAnsambli i Kosovës “Shota”,në Gjirokastër

Ansambli i Kosovës “Shota”,në Gjirokastër

Ansambli Popullor dhe Ansambli i Kosovës “Shota” kanë realizuar një koncert të përbashkët, mbrëmë në TKOB. Koncerti vëllazëror, i titulluar “Ne jemi një” ka shpalosur bukur traditën tonë shqiptare. Pas pritjes së ngrohtë që i rezervoi publiku i Tiranës, dy ansamblet do ta çojnë koncertin e tyre të përbashkët edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku po zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar. “Ne jemi një” do të shfaqet në natën përmbyllëse të festivalit të Gjirokastrës. “Ne jemi NJË” në TKOB, por “Ne jemi NJË” edhe në sofrën e ngrohtë të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, shkruhet në faqen online të TKOB. Si një trup i vetëm, Ansambli Popullor dhe Ansambli i Kosovës “Shota” do të kremtojnë trashëgiminë e të përbashkët me këngë e valle popullore, në mbyllje të këtij festivali. Me vallen e Drenicës, vallen Çame e atë të Dasmës Tiranse, me këngën “Mora fjalë”, “Kaçurrelat”, “Ani mori nuse” e me kolazh jugor e verior, Kalaja e Argjirosë do e përcjellë këtë ngjarje të rëndësishme, organizuar nga Ministria e Kulturës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments