Gjatë aktivitetit u ushtruan disa skenarë të planifikuar stërvitor, përfshirë komunikimin përmes flamujve sinjalizues dhe manovrën detare “Sailing Pass”.
Sipas Forcës Detare, qëllimi i stërvitjes ishte rritja e ndërveprimit ndërmjet ekuipazheve, forcimi i bashkëpunimit dypalësh në det, si dhe përmirësimi i aftësive për kryerjen e operacioneve të përbashkëta detare.
Ky aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprimit mes forcave pjesëmarrëse, si dhe rrit gatishmërinë për përmbushjen me sukses të misionit.
Forca Detare shqiptare si pjesë e misioneve të NATO-s në Egje, ka dhënë kontribut të çmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore, mes të cilëve gra e fëmijë në kushte tejet të vështira. Çdo kontingjent ka ngritur më lart imazhin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura