Imazhet magjepsëse të hënës u kapën nga anija kozmike Blue Ghost që hyri në orbitën hënore më 13 shkurt.
Në mënyrë të veçantë, sipas CNN, video përfshin një pamje nga afër të anës së largët të hënës, një zonë që nuk shihet nga Toka, dhe është marrë pasi Blue Ghost kaloi nga një orbitë e lartë eliptike në një më të ulët – rreth 120 kilometra mbi sipërfaqe – siç u njoftua javën e kaluar nga kompania me bazë në Teksas Firefly Aerospace.
“Imazhet më të fundit nga Hëna të kapura nga Firefly’s Blue Ghost janë krejtësisht surreale,” tha zëvendës kryeinxhinieri i Blue Ghost.
“Sigurisht, ne kishim një ide se si do të dukeshin imazhet, por duke parë pamjet aktuale të kratereve dhe gurëve të Hënës nga anija jonë kozmike është shumë frymëzuese dhe me të vërtetë na bën të kuptojmë se sa afër jemi me qëllimin tonë përfundimtar pas gjithë punës së vështirë që kemi bërë në këtë mision,” shtoi ai.
Anija private amerikane u largua nga orbita e Tokës më 8 shkurt, përpara se të bënte një udhëtim shumëditor për të arritur në Hënë.
Aktualisht, Blue Ghost është rreth gjysmës së rrugës së orbitës së tij 16-ditore rreth Hënës dhe do të tentojë një ulje në sipërfaqen hënore më 2 mars.