Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEAngoni: Rritje të Bunës dhe liqenit të Shkodrës

Angoni: Rritje të Bunës dhe liqenit të Shkodrës

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ishte sot në zonën e Obotit ku inspektoi nga afër situatën e krijuar nga moti i keq. Në një prononcim për medie Angoni tha se, në këto momente që flasim situata është e menaxhueshme dhe të gjitha shtabet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë. “Jemi në një situatë të shumë të menaxhueshme. Në këto momente që flasim kemi vetëm 500 m3 nga HEC-i i Vaut Dejës që derdhet dhe kjo është situatë normale pasi janë 5 turbina në punë”, u shpreh ajo. Angoni bëri të ditur se, “kemi rritje të Bunës dhe të liqenit të Shkodrës që ka impaktuar dhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyçe, duke parë dhe impaktin që ka si pikë dhe them se jemi në menaxhim. Sapo jemi lajmëruar që drejt Obotit është nisur dhe një kamion me forcat e ushtrisë për të menaxhuar këtë rrugë kalimi e cila ka vështirësi të kalohet me mjete normale”. Gjithashtu Angoni theksoi se nga informacionet e marra nga Policia dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka disa vështirësi në disa akse rrugore në rajonin verior kur përveç reshjeve të shiut ato të dëborës kanë krijuar disa problematika. “Situata paraqitet e vështirë në rajonin verior. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë-Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tunelesh dhe aksi Qafë Thore- Bogë është i bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet që lëvizja të bëhet me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë”, informoi Angoni. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments