Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e mbetura të Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së, ndërsa ka mirëpritur vendimin për t’i dhënë Bosnje-Herzegovinës statusin e kandidatit, sipas “The Guardian”. “Është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, u tha Scholz deputetëve gjatë një fjalimi në Bundestag, në Berlin. Përkrahësit e zgjerimit të BE-së drejt lindjes thanë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus. Të martën, diplomatët në Bruksel ranë dakord për to dhënë Bosnje-Herzegovinës statusin e kandidatit në BE. Krerët e qeverive të BE-së pritet ta miratojnë këtë vendim gjatë një samiti të enjten, në Bruksel. Bosnje-Herzegovina i bashkohet katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës, në radhën për anëtarësim. Kandidaturat e Moldavisë dhe Ukrainës u konfirmuan në qershor. Procesi i bashkimit mund të zgjasë dekada.https://ata.gov.al/2022/12/14/berlin-scholz-anetaresimi-i-vendeve-ballkanike-ne-be-ne-interesin-e-gjermanise-dhe-evropes/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605