Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAmnistinë fiskale , e kërkojnë 99% e shqiptarëve

Amnistinë fiskale , e kërkojnë 99% e shqiptarëve

“Amnistinë fiskale do ta bëjmë se e kërkojnë 99% e shqiptarëve”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama deklaroi se ne nuk jemi tërhequr nga amnistia fiskale, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha moskuptime, keqkuptimet apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. “Amnistia Fiskale do të bëhet sepse amnistinë fiskale e kërkojnë shumica dërmuese e shqiptarëve. E keni parë këtë edhe në Këshillimin Kombëtar. Në Këshillimi Kombëtar nuk e kemi bërë për një show siç u tha dhe nëse i keni vënë re të gjitha pikat e Këshillit Kombëtar kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Nënat me tre fëmijë kryefamiljare, ju është dyfishuar ndihma, sepse e kemi marrë si mbështetje nga pjesa më e madhe e Këshillit Kombëtar sepse ishin gjysmë milioni njerëz. Dhe kështu me radhë nismat e tjera. Jo vetëm sepse e kërkon Këshilli Kombëtar, por unë mendoj që, nëse politikanëve në Shqipëri u është dhënë e drejta të gabojnë më shumë se një herë, nëse sot ne kemi në Shqipëri deri dhe një parti politike të tërë që ka pretenduar të vijë në qeveri dhe që është financuar me para të një vendi armik të demokracisë dhe të ekspozuar si armik ndaj të gjithë normave që besojmë dhe të ekspozuar si armik dhe agresor i kartës së OKB-së dhe nëse në atë parti sot kemi në krye jo formalisht, por de fakto një person të shpallur “non grata” për të gjithë të zezat nga SHBA dhe nëse me radhë mund të marrim të tjerë dhe të tjera që vazhdojnë të jenë në skenë, vazhdojnë të pretendojnë te marrin vota, vazhdojnë të pretendojnë dinjitet e pastër, atëherë kush jemi ne? Me çfarë të drejtë që të privojmë qindra e mijëra shqiptarë nga e drejta elementare për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë, në vendet e huaja, pse? Kush jemi ne që t’i paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% që është pjesë e gjithë të këqijave që kanë të bëjnë me trafikun e krimin e organizuar”, tha ai. Rama shtoi se, ne nuk jemi askush t’i privojmë shqiptarë nga e drejta për formalizimin e të ardhurave të tyre. “Ne nuk jemi askush që t’ua bëjmë ferrë jetën emigrantëve që nuk sjellin këtu kursimet e tyre sepse do të kalojnë në një mijë filtra. Ne nuk jemi askush që t’ju themi se për shkak se ju s’mundeni, jo. Kush janë ata që na thonë ne se Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë sepse shqiptarë janë kriminelë. Natyrisht që atyre nuk u vë faj, sepse këtë ia kemi bërë ne vetes. Ja kemi bërë ne vetes përmes politikanësh të cilët nuk kanë lënë gjë pa bërë për ta nxirë dhe shkatërruar imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarit për të luftuar kundërshtarin këtu por me një kosto të madhe që e paguajnë gjithë shqiptarët, sepse Shqipëria nuk është as vendi i krimit as i krimineleve. Shqipëria ka problemet e veta siç ka çdo vend tjetër, pro atë qe i bëjnë disa shqiptarë këtë nuk ia ka bërë asnjë armik”. “Amnistia do të bëhet, por ne jemi dhe këmbëngulës dhe të duruar që t’i pastrojmë të gjitha ato cepat nga çdo lloj pluhuri apo iluzioni optik se aty ka pluhur dhe pastaj secili do të ketë bindjen e vet. Një gjë dua ta përsëris, unë jam i zgjedhur nga shqiptarë dhe nuk jam i zgjedhur nga një shtet tjetër as nuk jam këtu si shprehje e vullnetit të një populli tjetër”, tha ai. Rama tha se, “amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe i kemi studiuar nga thuajse të gjitha vendet e BE-së, nuk i kemi gjetur në Australi dhe Amerikën Latinë. Edhe atje i kanë bërë, por në vendet e BE-së janë bërë shumë amnisti. Në vendin përballë, në Itali janë bërë edhe më shumë sesa në vende të tjera. Kështu që, ne nuk po bëjmë diçka që është një shpikje dhe nga ana tjetër, ne nuk duam të bëjmë diçka që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me normat, parimet, vlerat dhe konceptet e BE-së”. Rama theksoi se, “përsa i përket parasë së zezë, një gjë të jemi shumë të qartë. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë dhe i ka shumë të qarta dhe kategoritë që nuk janë të pranuara që të përfshihen në amnisti dhe pak më shumë respekt kur flisni për “Paranë e zezë” në thonjëza të emigrantëve, mendoj unë, pak më shumë respekt dhe pak më shumë vetëdije që ky nuk është një ligj për mua, nuk është një ligj për politikanët, asnjë politikan nuk është i lejuar të përfshihet në amnisti, nuk është një ligj për gjykatësit, nuk është një ligj për prokurorët, nuk është një ligj për policët, nuk është një ligj për ata që kanë pasur funksione drejtuese në administratë, nuk është për ta”.https://ata.gov.al/2022/09/28/rama-amnistine-fiskale-do-ta-bejme-e-kerkojne-99-e-shqiptareve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments