Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAMF, tryezë diskutimi për zhvillimin e tregjeve të kapitalit

AMF, tryezë diskutimi për zhvillimin e tregjeve të kapitalit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një tryezë diskutimi “Mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit”, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të Dokumentit të Politikave “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”. Të pranishëm në këtë tryezë ishin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, Ervin Mete, Zv.Guvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, drejtues të bankave tregtare, fondeve të investimeve, Bursës, si edhe aktorë të tjerë të tregjeve të kapitalit. Në fjalën e mbajtur, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u ndal tek rëndësia e zhvillimit të tregjeve të kapitalit si burim potencial ende i pashfrytëzuar për diversifikimin e alternativave të investimit, si edhe të mundësive të financimit. Mete u shpreh se, “Dokumenti i Politikave është një strategji për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, me objektiva konkretë, i cili kërkon ndërveprimin e të gjithë aktorëve me rol kyç, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, si edhe operatorët e tregut. Objektivat kryesorë strategjikë të dokumentit janë: rritja e pjesëmarrjes së emetuesve, listimi i kompanive me kapital shtetëror, zgjerimi i bazës së investitorit dhe zgjerimi i gamës së instrumenteve financiare, siç janë instrumentet e gjelbra (green), eficienca dhe transparenca e tregut të kapitaleve, si edhe zhvillimi i tregut sekondar të Titujve”. Sipas tij. dokumenti analizon situatën e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe infrastrukturën e tij, duke propozuar ndërmarrjen e planeve konkrete të veprimit për zhvillimin e tregut të kapitaleve përgjatë një periudhe 5-vjeçare. “Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, të cilat harmonizojnë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian, kanë përmirësuar ndjeshëm kuadrin e nevojshëm ligjor, plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore. Kuadri ligjor, në linjë me Direktivat Evropiane, si edhe plotësimi tërësor i infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit, kanë krijuar të gjitha kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve të kapitalit. Ligjet e reja kanë zgjeruar alternativat e investimit, mundësitë e ndërlidhjes me tregjet globale, si edhe ofrimin e një game të gjerë të instrumenteve financiare”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv. Mete u shpreh se, “miratimi i ofertës së parë publike është një moment shumë i rëndësishëm për tregun shqiptar të kapitalit, i cili duhet të shërbejë si një sinjal për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu. Kjo është hera e parë që titujt e një shoqërie i ofrohen publikut të gjerë, duke shtuar kështu alternativat e investimit për investitorin shqiptar, si edhe mundësitë për sigurimin e aksesit në kapital për biznesin vendas”. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv foli për ecurinë e fondeve të investimit, të cilat pas rënies së vlerës së aseteve, si pasojë e efekteve të tregjeve ndërkombëtare dhe rritjes së normave të interesit në vitin 2022, i janë rikthyer rritjes në 3-mujorin e parë të vitit 2023. Ai theksoi se, nga monitorimi i treguesve të likuiditetit, ashtu siç u theksua edhe në raportin e fundit të FMN, rezultoi se të gjitha fondet kanë qenë në përputhje më kërkesat rregullative, si edhe në asnjë rast nuk u cenua stabiliteti financiar. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ