Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAMF: Tregu i sigurimeve u rrit me 9.64 % gjatë 10-mujorit

AMF: Tregu i sigurimeve u rrit me 9.64 % gjatë 10-mujorit

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2023 kapën vlerën 18.8 miliardë lekë, ose 9.64% më shumë se në janar-tetor 2022. Gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1 211 966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.065 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.45% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.55% të totalit të tregut. Për 10 mujorin janar-tetor të këtij viti, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5.7 miliardë lekë, ose 7.77% më shumë se në periudhën janar-tetor 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorrik kapën vlerën 3.9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments