Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Amerikanët drejt qendrave të votimit për zgjedhjet vendimtare afatmesme

 Amerikanët drejt qendrave të votimit për zgjedhjet vendimtare afatmesme

Votuesit amerikanë po u drejtohe sot kutive të votimit për zgjedhjet afatmesme, që do të kenë një efekt të fuqishëm në dy vitet e fundit të presidencës së Joe Biden, nga shpenzimet e qeverisë deri te mbështetja ushtarake për Ukrainën. Votuesit me të drejtë do të përcaktojnë shumicën në Kongresin e SHBA – dy dhomat legjislative të vendit, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati – si dhe do të vendosin për guvernatorë të shumtë dhe poste të tjera të rëndësishme. Votuesit mund të ndëshkojnë demokratët, të cilët aktualisht kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, në sfondin e inflacionit në rritje dhe gjendjes ekonomike. Partia në pushtet tradicionalisht pëson humbje në zgjedhjet afatmesme. Nëse demokratët humbasin shumicën e tyre në Kongres, republikanët ka të ngjarë të bllokojnë shumicën e politikave të Biden deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor 2024. Sipas sondazheve të opinionit, Dhoma e Përfaqësuesve ka të ngjarë të merret nga republikanët. Në Senat, ndërkohë, pritet një garë e ngushtë. Biden ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur kundër kandidatëve republikanë që haptazi të vënë në dyshim apo edhe mohojnë rezultatet e zgjedhjeve.https://ata.gov.al/2022/11/08/fokus-amerikanet-drejt-qendrave-te-votimit-per-zgjedhjet-vendimtare-afatmesme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments