Shkolla me traditë “Gjergj Fishta” në Lezhë shumë shpejt do të mirëpresë 522 nxënës dhe 38 mësues, në ambiente moderne dhe të sigurta.
Investimi përfshin rikonstruksionin total të godinës së shkollës si dhe rindërtimin e palestrës, rehabilitimin e oborrit dhe të gjithë hapësirave të jashtme.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit është shtesa në godinë, e cila do të shërbejë për krijimin e ambienteve të reja mësimore, laboratorëve bashkëkohorë dhe sallave funksionale në shërbim të nxënësve dhe stafit pedagogjik.





