Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAmbasadori palestinez: Rezoluta e miratuar një pikë kthese

Ambasadori palestinez: Rezoluta e miratuar një pikë kthese

Rezoluta e miratuar sot nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që kërkon një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza “duhet të jetë një pikë kthese” për t’i dhënë fund “agonisë” së banorëve të Rripit të Gazës, deklaroi ambasadori palestinez në OKB. “Ne përshëndesim unitetin tuaj në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm (…) Kjo duhet të jetë një pikë kthese. Kjo duhet të shpëtojë jetë në terren. Ky duhet të jetë sinjali për fundin e këtij sulmi të mizorive kundër popullit tonë”, tha Riyad Mansour.

Gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Gaza, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi për herë të parë një rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit. Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara shprehu “shqetësim të thellë për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës”. Ai gjithashtu bën thirrje për ‘’lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga organizata militante palestineze Hamas’’. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë të drejtën e vetos, abstenuan nga votimi, duke lejuar miratimin e rezolutës. Pro votuan 14 anëtarët e tjerë të komisionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments