Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAmbasadori: Deri tani, asnjë shqiptar i prekur nga tërmeti në Turqi

Ambasadori: Deri tani, asnjë shqiptar i prekur nga tërmeti në Turqi

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo deklaroi sot se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për shqiptarë të prekur nga tërmeti i rënë në Turqi apo të mbetur nën rrënoja. Në një prononcim për mediet, Robo tha se “deri tani janë 1762 viktima në Turqi, 12068 të plagosur, 5606 godina të shkatërruara”. “Fatmirësisht nuk kemi informacione për shqiptarët të afektuar nga tërmeti. Një rast, i një familjeje shqiptare që u interesua për të afërmit e tyre që deri në orët e mesditës nuk kishin mundësi komunikimi, me ndërhyrjen e ambasadës mundësuam komunikimin. Ka pasur probleme me rrjetin e komunikimit, energjisë dhe ujit”, tha Robo. Ambasadori Robo u shpreh se “prezenca e shqiptarëve në zonat e prekura është e limituar. Përfaqësues të komunitetit më kanë deklaruar se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme. Gjithsesi jemi në lidhje me Ministrinë e Jashtme dhe Brendshme gjatë të gjithë kohës”. Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë Verilindore sot në mëngjes.Operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë masivisht në të 10 qytetet e prekura, pavarësisht kushteve të rënda të motit me temperatura të ulëta, ngrica dhe dëborë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments