Duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit në pjesën konsullore, ambasada shkruan se qytetarët nëse arrestohen për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodhen në Shtetet e Bashkuara, mund t’iu anulohet viza amerikane dhe mund të bëhen të papërshtatshëm për viza në të ardhmen.

“Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

“Një vendim i keq mund të ketë pasoja të përhershme për vizën tuaj. ShBA vlerësojnë ligjin dhe rendin dhe qetësinë publike dhe presim që vizitorët t’i binden ligjeve”, thuhet në postimin e shërbimeve konsullore të DASh.