Sipas ambasadës gjermane, përmes përdorimit të teknologjisë së re, pritet të shkurtohet koha e pritjes në kontrollin kufitar në kufijtë shqiptarë për udhëtarët, duke mundësuar një udhëtim më të shpejtë dhe më të sigurt për në dhe nga vendet fqinje.
Gjithashtu synon të zbulojë dhe parandalojë trafikimin e migrantëve në kushte të rrezikshme për jetën.
Ambasadori Bergner theksoi se ceremonia dërgon një sinjal të fortë të angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
“Gjermania është krenare që mbështet Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe mbrojtjen e njerëzve në rrezik. Këto përpjekje janë pjesë e një qasjeje më të gjerë të koordinuar, ku Gjermania, Bashkimi Evropian, Franca dhe Holanda për të përmirësuar kushtet për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në përputhje me standardet e BE-së”, tha Bergner.





