Ambasada gjermane nënvizon se bujqësia shqiptare është në rrugën drejt së ardhmes.

“Jemi të impresionuar nga fuqia inovative dhe kreativiteti i “Musai Olive Oil”! Pse gjithmonë duhet të flasim për vajrat e ullirit të vendeve të tjera mesdhetare? Këtu një fermer tregon me krenari se çfarë është e mundur përmes nismës personale”, thekson ambasada gjermane.

Me një iniciativë të madhe në fushën e zhvillimit rural, së bashku me partnerët tanë politikë, Ambasada e Gjermanisë punon vazhdimisht për modernizimin e bujqësisë dhe kërkimin e nismave të qëndrueshme për të ardhmen.

Ndërtimi dhe zgjerimi i agroturizmit është vetëm një shembull i vogël, por shumë efektiv, thekson ambasada teksa fton të interesuarit të shikojnë aplikacionin AgoTimesAL https://rb.gy/ulzy6a.