Ambasada e Shqipërisë në Francë informoi sot se do të jetë e hapur edhe ditëve të shtuna për aplikimet vetëm për pasaportë dhe kartë identiteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada tha se nga data 8 shkurt, deri më 31 korrik orari i shërbimeve ditëve të shtuna do të jetë nga ora 09:00-14:00.

“Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve aktuale është e vlefshme vetëm për procesin e votimit deri më 11 maj 2025. Kjo shtyrje nuk vlen për udhëtime, shërbime konsullore apo procedura të tjera që kërkojnë dokument identifikimi të vlefshëm”, theksoi Ambasada.