Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAmazon mbyll shërbimin e telemjekësisë ”Amazon Care”

Amazon mbyll shërbimin e telemjekësisë ”Amazon Care”

Gjigandi Amazon ka mbyllur shërbimin e telemjekësisë ‘’Amazon Care’’, duke i dhënë fund projektit ambicioz që synonte të revolucionarizonte industrinë amerikane të kujdesit shëndetësor. “Nuk ishte një vendim i marrë lehtë dhe erdhi pas muajsh shqyrtimi të kujdesshëm,” tha Neil Lindsay, kreu i Shërbimit Shëndetësor të Amazon, në një komunikim të raportuar nga Financial Times. “Ndërsa shumë aspekte të Amazon Care ishin tërheqëse, oferta nuk ishte mjaft e gjerë për klientët e mëdhenj që ishin në grupin tonë të synuar”, thekson Lindsay. Analistët besojnë se mbyllja e Amazon Care nuk është një shenjë se Amazon synon të heqë dorë nga sektori i kujdesit shëndetësor prej 4 trilion dollarësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments