Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAlzheimer dhe cilësia e dobët e gjumit

Alzheimer dhe cilësia e dobët e gjumit

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sëmundjes së Alzheimerit dhe cilësisë së dobët të gjumit. Studiuesit e Qendrës për Mjekësinë e Gjumit në Spitalin Molinette dhe Universitetin e Torinos kanë shpjeguar për herë të parë mekanizmin që lidh sëmundjen me gjumin. Studiuesit ekzaminuan efektin e gjumit te minjtë e predispozuar gjenetikisht ndaj depozitimit të beta-amiloidit, një proteinë që dëmton në mënyrë të pakthyeshme funksionet njohëse të kafshës edhe kur janë të rinj. Punimi u botua në revistën shkencore ndërkombëtare Acta Neuropathologica Communications. Studiuesit thonë se pushimi i natës në pacientët me sëmundjen e Alzheimer-it shpesh shqetësohet deri aty sa mund të ketë ndryshim të ritmit gjumë-zgjim, por është vënë re gjithashtu se vetë shqetësimet e gjumit mund të ndikojnë negativisht në rrjedhën e sëmundjes. Në pacientët që nuk plotesojnë orët e gjumit , si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe nga cilësia, vërehet një rritje e depozitimit të proteinës (beta-amiloide) në tru, e implikuar në gjenezën e sëmundjes Alzheimer. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments