Alush Shima, “Mjeshtri i Madh” i artit shqiptar

0
4

Shima vazhdoi studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1955-1962). Kreu studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve (1962-1966), që kishte vetëm dy vjet që ishte hapur në Shqipëri. Ateljeja ku ai studiojë drejtohej nga piktorët Sali Shijaku dhe Nexhmedin Zajmi.

Shima i ri punoi si piktor modelist në byronë e modeleve të ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ai realizoi disa tablo me temë historiko-sociale dhe ishte pjesëmarrës vetëm në pak ekspozita kombëtare. Ai ekspozoi për publikun disa tablo kompozicionale, por pas refuzimit dhe kritikave të tablove si: “Skënderbeu”(1968), “Studentja” (1973).

Emri i piktorit Shima është i njohur për artdashësit shqiptarë, së pari si autor i shumë filmave artistikë (piktor filmi dhe kostumesh) të realizuar nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” gjatë viteve 1967-90. Mund të kujtojmë filmat “Gjeneral gramafoni”, “Kohë e largët”, “Në shtëpinë tonë”, “Në çdo stinë”, etj.

Në vitin 1999 Shima u nominua për çmimin “Njeri i vitit” (Man of the year) nga Instituti Biografik Amerikan. Më 31 dhjetor 2012, iu dha urdhri “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Bujar Nishani.